" Romano-Catolikët nuk jane kishë, por një pohim ose komunitet, ata janë heretik dhe nuk mund ti konsiderojme kishë"
Kisha Romano - Katolike nuk është kishë, por është një pohim ose komunitet, kjo sipas vendimit të marrë nga Hierarkia e Kishës së Greqisë. E njëjta gjë vlen edhe për kishat e tjera, të tilla si ajo Anglikane dhe Lutherane.
"Janë heretikë dhe ne nuk mund t'u japim atyre pjesëmarrje në jetën e Kishës, nuk mund ti konsiderojmë kishë", mbështetën kështu Mitropoliti i Pireut z. Serafim dhe ai i Qithirës z. Serafim. Brenda kësaj klime Hierarkia me vendim të saj do propozojë të gjitha referencat që bëhen në tekst rreth "marrëdhënies së Kishës Ortodokse përkundrejt Botës së Krishterë", të ndryshohen dhe ku ekziston fjala "Kishë", përveç asaj Ortodokse, të ndërrohet në Pohim ose Komunitet, për të përcaktuar kështu marrëdhëniet me të krishterët e tjerë.
Kështu psh fjala nga shkrimi që referohet se " perspektivat e dialogut teologjik të kishës ortodokse me kishat e tjera të krishtera dhe pohimet e tjera përcaktohen gjithmonë mbi bazën e kritereve kanonike të vet traditës tashmë të formuar kishtare" me ndërhyrjen e Hierarkisë do duhet të ndryshojë dhe të shfaqet në text: "perspektiva .... (...) e kishës Ortodokse me komunitetet e tjera të krishtera dhe pohimet e tjera .... (..) ".
Vendimi pritet të shkaktojë ndjeshmëri ngaqë për dekada të tëra Kisha e Greqisë bën pjesë në dialogun që zhvillohet midis Kishës Ortodokse dhe asaj Romano Katolike dhe kurrë më parë nuk ka ngritur çështje të tilla. Siç vlerësohet, Kisha të tjera Ortodokse si Patriarkana Ekumenike, Patriarkana e Rumanisë apo dhe Kryepeshkopata e Polonisë i konsiderojnë të pakuptimta ndërhyrje të këtij lloji. Por Kisha të tjera ama si Patriarkana e Bullgarisë ose Patriarkana e Gjeorgjisë kanë shprehur të njëjtat mendime.
Në këtë vendim të Hierarkisë Greke, kanë reaguar edhe disa të tjerë : "Ne nuk mund të marrim vendime të tilla," mbështetën Mitropoliti i Dimitriadës z. Ignati dhe ai i Messinisë z. Krisostom, madje dhe Mitropoliti i Nea Zmirnit z. Simeon i cili dha dorëheqjen nga përfaqësimi i Kishës së Greqisë që do marri pjesë në Sinodin e Shenjtë e të Madh dhe u distancua nga qëndrimet ekstreme të shprehura nga të ashtuquajturit Mitropolitë konservatorë. Korrespondues është dhe qëndrimi i Mitropolitit të Peristerit z. Gojarti.
Impresionues është edhe fakti se u bë çdo përpjekje për të hequr dhe referencat ndaj Këshillit Botëror të Kishave, por kjo u refuzua.

Nessun commento:
Posta un commento