giovedì 29 dicembre 2011

NATALE  ORTODOSSO
 
PATRIARCATO DI MOSCA
PARROCCHIA CRISTIANA ORTODOSSA
“SAN GIOVANNI DI KRONSTADT”
Palazzo Gallo – CASTROVILLARI
UFFICIATURE FESTEGGIAMENTI
Del Santo Patrono “San Giovanni di Kronstadt”
Domenica 1 gennaio 2012 alle ore 17.00:
Vespro (Vecernie)
Lunedì 2 gennaio 2012  ore 16,30:
Divina Liturgia 
UFFICIATURE PER IL SANTO NATALE
6 Gennaio 2012 Vigilia:
Ore 16.00 grandi Ore e Vespro (Vecernie)
7 Gennaio 2012
Natività nella carne di N.S.G.C.
Divina Liturgia   Ore  10.00                                                    
Священник  Giovanni  Capparelli
BUON NATALE 
A TUTTI I FEDELI ORTODOSSI

lunedì 26 dicembre 2011

Ricevo dal carissimo cugino e sindaco di Acquaformosa, Giovanni Manoccio

Lettera aperta
Al Presidente della Giunta Regionale
Al Quotidiano della Calabria
I Vangeli di Matteo e Marco riportano due distinti episodi in cui Gesù moltiplicò pani e pesci per dare da mangiare alla moltitudine che lo aveva seguito: nel primo (Matteo 14,13-21, Marco 6,30-44) con cinque pani e due pesci sfamò cinquemila persone, nel secondo (Matteo 15,32-39, Marco 8,1-10) con sette pani e "pochi pesciolini" sfamò quattromila persone.
Il Presidente e la Giunta Regionale stanno imitando il “Messia” nella moltiplicazione dei paesi di popolazione Grecanica della provincia di Reggio Calabria, che con un colpo di magia passano da 5 a 15. Ne deriva che la popolazione dei grecanici aumenta da 11.137 abitanti a 45.717 più gli abitanti di Reggio Calabria dichiarati interamente come “Minoranza Etnica” ma non possibili di finanziamento con i PISR in quanto destinatari di altre risorse comunitarie (PISU).
Nella ripartizione dei PISR –Minoranze Etniche- i paesi di lingua “Grecanica” passano da un finanziamento di circa 3milioni di € a circa 7 milioni di €,scippando le risorse ai paesi di minoranza “Arbëreshe” a cui vengono sottratti circa 5 milioni Euro. La Provincia di Reggio Calabria diventa la Provincia a più alta presenza di minoranze dopo quelle di confine del Nord Italia, il tutto in contraddizione con la Legge di riconoscimento delle Minoranze la 482-99 che parla di riconoscimento delle minoranze e di tutela delle isole linguistiche, riconoscendo la peculiarità della parlata come unico fondamento per classificare un paese di minoranza. Nella Provincia di Reggio Calabria avviene che su generici riferimenti di carattere culturale si dichiarano paesi di recente insediamento come “ isole linguistiche “, forse scoprendo nuove e recenti migrazioni di cui la storia non fa cenno. A mio parere è il trionfo della solita politica dei “furbetti di quartiere” che riescono anche a inventarsi numeri ed insediamenti nuovi pur di scippare risorse ad un’altra importante cultura di minoranza, per di più insediata in una Provincia diversa da quella del Presidente della Giunta Regionale, che per la prima volta poteva contare su risorse proprie che venivano sancite dai dati ISTAT e non da parentele o affinità politiche. Eppure non più tardi di una mese fà l’Assessore alle Risorse Comunitarie On.Mancini, in un convegno di presentazione dei PISR avvenuto a Vaccarizzo, paese Arberesh, dichiarava ai microfoni del TG3 che le risorse della nostra minoranza era di circa 11 milioni di €. Mi chiedo e chiedo a voi signori del “Vapore” cosa è successo nel frattempo? È vero che vi siete ispirati a Marco e Matteo? Sappiate che con queste vostre scelte non farete altro che creare indignazione tra i tanti cultori e abitanti dei paesi “Arbëreshë” che con sacrificio e abnegazione hanno conservato un importante bagaglio di arte, cultura e storia, oltre che un patrimonio linguistico di prim’ordine. Mi auguro e Auguro a Lei signor Presidente che si possa riparare all’errore oppure non continuare con la prossima emanazione del bando a proseguire nell’errore. Spero altresì che i Consiglieri Regionali della nostra provincia possano frenare tutta
questa logica di scippo delle risorse che quotidianamente sta avvenendo a danno della Provincia di Cosenza.
Shumë urime për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri
Acquaformosa Giovanni Manoccio
Sindaco Indignato di Acquaformosa

sabato 24 dicembre 2011

Krishtlindje 2011
Kapërcimi i së pamundurës nga ana njerëzore
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Klerit dhe popullit shpresëtar Orthodhoks,
Bij të shtrenjtë më Zotin,
“Perëndia u shfaq në mish” (1 Tim. 3:16)
      Kapërcimi i së pamundurës nga ana njerëzore është mesazhi themelor i të kremtes së madhe që feston sot bota e krishterë. Madje edhe mendja më e guximshme nuk e kishte përfytyruar se “vetë Perëndia i paafrueshëm dhe i pakapshëm do të merrte natyrën njerëzore dhe do të shfaqej në mish”. Për logjikën klasike, diçka e tillë i takon sferës së të pamundurës.
      Pikërisht, këtë kapërcim të së pamundurës nga ana njerëzore festojmë sot me madhështi. Dhe thirremi ta gëzojmë, pavarësisht realitetit të ashpër që përjetojmë. Biri dhe Fjala e Perëndisë u bë njeri, hyri në historinë njerëzore. Fakti “që u shfaq” nënkupton jetën e mëparshme e të përjetshme të Fjalës. “Duke qenë Perëndi dhe Bir i Perëndisë e duke pasur natyrën të padukshme, u shfaq në të gjithë, duke u bërë njeri (Theodhoriti, episkopi i Kiros). Liria e Perëndisë nuk njeh cak. Po ashtu dhe dashuria e Tij, që është cilësia e Tij thelbësore.
“Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Jn. 1:14). Biri dhe Fjala e Perëndisë, duke marrë trupin njerëzor shfaqi njëkohësisht vlerën e pashtershme dhe rëndësinë unikale që ka kjo krijesë e Tij e mrekullueshme. Dhe zbuloi se qëllimi final i njeriut është të bëhet banesë e Perëndisë. Me bërjen e Tij njeri, Krishti shfaqi dinamikën e lirisë dhe të dashurisë së Perëndisë personal, e pakapshme kjo për mendjen e njerëzore. I vendosi marrëdhëniet njerëzore me Atë mbi një bazë të re.
      Të gjithë sa vështrojmë me besim e dashuri te Biri dhe Fjala e Perëndisë që u bë njeri, e kuptojmë se Ai mbetet përfundimisht rruga (Jn.14:6) që udhëheq mrekullisht nëpër shtigjet e jetës. Dhe shumë nga ne kemi përvojë vetjake, se atje ku të gjitha duken të mbyllura e të errëta, Ai hap rrugë shpëtimtare.
      Kapërcimi i së pamundurës nga ana njerëzore, që na zbulojnë Krishtlindjet, nuk shpallet me trumbeta dhe me premtime pompoze publike. Ndërhyrjet e Perëndisë mbeten për çdo kohë jo të zhurmshme e mistike. Ato i karakterizon thjeshtësia dhe përulësia, ndërkohë që ruajnë origjinalitet të jashtëzakonshëm. Dhe këto ndërhyrje vazhdojnë në shekuj.
      Ligjet e natyrës që rregullojnë botën nuk e përjashtojnë ndërhyrjen e Perëndisë Krijues, Ligjvënës dhe Providencial. Me lirinë dhe dashurinë e Tij, nuk resht së vepruari, kur Ai e gjykon me vend, për kapërcimin e së pamundurës nga ana njerëzore, me mënyra të mrekullueshme. Sigurisht, kur nuk ekziston besimi te Perëndia i dashurisë, i Cili është i lirë nga çdo lloj nevoje, njeriu mohon mundësinë e mrekullisë. Ndërkohë, i krishteri pranon me përulësi pafuqishmërinë e natyrës njerëzore dhe i kërkon Atij, i Cili është i pafund dhe i tërëfuqishëm, t’i falë mundësinë e përmbilogjikshme dhe ndriçimin për të pranuar mrekullinë.
      Kohët e fundit, kushtet e vështira për shkak të krizës së përgjithshme morale dhe ekonomike kanë çuar në rrugë të shumta pa krye. Në këtë atmosferë të mjegullt e mbytëse, e kremtja e Krishtlindjeve vjen që të dhurojë dritë ngushëlluese. Të sigurojë se Biri i Perëndisë u bë njeri që të qëndrojë gjithmonë “me ne”. Perëndia nuk na braktis, edhe kur shpesh E harrojmë dhe sillemi sikur të mos ekzistojë.
      Krishti shfuqizon me mënyra të mrekullueshme të pamundurat nga ana njerëzore. “Se nuk ka punë që të jetë e pamundur për Perëndinë” (Lluk. 1:37). Por nuk është “Deus ex machina” i tragjedisë antike. Ai respekton lirinë tonë dhe shpreson që edhe ne të vëmë në përdorim mundësitë që i ka falur natyrës sonë njerëzore.
      Ekzistojnë shumë gjëra që rëndom i quajmë “të pamundura”, të cilat ftohemi t’i kapërcejmë me hirin e Tij, duke filluar nga ato që kanë lidhje të drejtpërdrejtë e personale. Në pamje të parë, çlirimi nga pasionet tona, nga dashuria e sëmurë për veten, lakmia, epshi trupor, gënjeshtrat, nga indiferenca ndaj drejtësisë dhe ligjshmërisë, ndaj  solidaritetit me të tjerët ngjan pothuajse e pamundur. Për më tepër, njëkohësisht shprehemi se është “e pamundur” të ndërmarrim iniciativa që lypin sakrifica, për hir të bashkësisë më të gjerë shoqërore. Në të kundërt, besimi dhe marrëdhënia personale me Krishtin, shpengojnë dhe vënë në lëvizje fuqi të fshehura brenda nesh për kapërcimin e të pamundurave nga ana njerëzore. Njëkohësisht injektojnë energji jetësore të mahnitshme në shpirtin njerëzor, që të rezistojë në kushtet më të disfavorshme të privimit, përndjekjeve, trysnive dhe të vazhdojë të veprojë me optimizëm krijues. Këtë përvojë e përmbledh dëshmia e apostull Pavlit: “Të gjitha mund t’i bëj me anë të Krishtit që më jep fuqi” (Fil. 4:13).  
      Të kremtet e Kishës na ftojnë të rishikojmë jetën tonë. Të vijmë në vete nga turbullimi dhe depresioni. Të ripërtërijmë besimin dhe sigurinë tonë se Krishti, ardhjen në botë të të Cilit festojmë sot, qëndron gjithmonë  “me ne”; se “të pamundurat për njerëzit, janë të mundura për Perëndinë” (Lluk. 18:27). Të ndryshojmë mënyrën e të menduarit dhe të sjelljes. Të bashkërendojmë jetën tonë me vullnetin e Tij. Dhe ky ndryshim personal reflekton gjithmonë me bamirësi në bashkësinë më të gjerë shoqërore; fuqizon durimin, solidaritetin me të tjerë, paqen, krijimtarinë, me mënyra që shpesh mbeten të padukshme, por që janë esenciale.
      “Perëndia u shfaq në mish...”.
      Vëllezërit e mi, kapërcimi i së pamundurës nga ana njerëzore mbetet përherë mesazhi qendror i Krishtlindjeve dhe përvoja vetjake e atyre që jetojnë në Krishtin.
Uroj nga zemra, që kjo bindje të fuqizohet brenda nesh gjatë kësaj periudhe festive, të na ngushëllojë dhe të na mbështesë në vitin që vjen.
      Krishtlindje të bekuara! Viti i Ri qoftë i mbushur me durim ngazëllues!
                           
                                Me të gjithë dashurinë time më Krishtin,
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë